MC FOOD shpk me seli në Lipjan, aktiviteti i ynë kryesor afarist është tregtia me shumicë dhe pakicë e produkteve ushqimore përkatësisht produkteve të mishit, peshkut, perimeve të ngrira dhe produkteve të qumështit, shpallë: 

                                                                      KONKURS

Pozita: Merchandiser, 2 vend pune / Lokacioni: Fushë Kosovë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ёshtë përgjegjës për të gjitha kontaktet me blerësit e pavarur dhe blerësit potencial
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë
  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të MC FOOD në pikën apo rrugë-planin e caktuar;
  • Si dhe punë të tjera sipas kërkesave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkolla e mesme e obligueshme;
  • Diplomë universitare në fushën e Marketingut është përparësi;
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion.
  • Patent shoferi (E preferueshme)

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV, si dhe të cekin pozitën për të cilën aplikojnë, në e-mail adresën elektronike:hr@mcfood-ks.comAplikacionet pranohen deri më datën 10.11.2022 Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të konsiderohen